TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Janar 2026, 19:24

ICE terror në SHBA/ Agjentët e Trump kanë qëlluar në 16 raste me armë, por nuk ka pasur asnjë ndjekje penale

Shkruar nga Pamfleti

    

ICE terror në SHBA/ Agjentët e Trump kanë qëlluar në 16
Agjentët e ICE

Agjentët federalë të emigracionit mbi ligjin...

Që nga muaji korrik, në 16 incidente të veçanta me armë zjarri, asnjë zyrtar i Department of Homeland Security (ICE) nuk është përballur me ndjekje penale. Të dhënat kanë rihapur debatin në SHBA mbi përgjegjësinë institucionale dhe përdorimin e forcës nga agjencitë federale, në një klimë politike gjithnjë e më të polarizuar.

Nxitimi i administratës së Donald Trump për të mbrojtur publikisht agjentët e përfshirë dhe për t’ua atribuar fajin viktimave, shpesh përpara përfundimit të hetimeve, ka shkaktuar indinjatë të gjerë dhe kërkesa të forta për llogaridhënie. Paralelisht, sondazhet tregojnë një rënie të ndjeshme të mbështetjes si për Presidentin, ashtu edhe për vetë DHS‑në, e cila është “forcuar” ndjeshëm gjatë mandatit të tij.

Që prej korrikut, agjentë të DHS kanë hapur zjarr 16 herë gjatë operacioneve të zbatimit të ligjit ose ndaj civilëve që protestonin kundër veprimeve të tyre. Si edhe në rastet e fundit në Minneapolis, qeveria i ka cilësuar menjëherë veprimet “të justifikuara”, pa pritur përfundimet e hetimeve.

Shumica e incidenteve lidhen me të shtëna ndaj drejtuesve të automjeteve gjatë kontrolleve në qytete si Los Anxhelos dhe Çikago, ku prania e agjentëve të emigracionit është shtuar ndjeshëm. Të paktën dhjetë persona janë plagosur me armë zjarri, përfshirë katër shtetas amerikanë, ndërsa tre kanë humbur jetën.

Shqetësimi kryesor nuk lidhet vetëm me përdorimin e forcës, por edhe me reagimin institucional. Juristë theksojnë se autoritetet u nxituan të ngrinin akuza të rënda penale ndaj personave që u qëlluan. Megjithatë, në katër nga dhjetë raste, prokurorët i tërhoqën akuzat ose gjykatat i rrëzuan, pasi dolën prova që kundërshtonin versionin zyrtar.

Asnjë zyrtar i Immigration and Customs Enforcement (ICE), i Patrullës Kufitare apo i Hetimeve të Sigurisë së Brendshme nuk është ndjekur penalisht. Nuk janë njoftuar as masa disiplinore të brendshme.

Sekretarja e Sigurisë së Brendshme Kristi Noem këmbëngul se agjentët e emigracionit përballen me rreziqe të shtuara në kuadër të politikës agresive të dëbimeve të Shtëpisë së Bardhë. Megjithatë, DHS nuk u është përgjigjur pyetjeve të The Washington Post dhe mediave të tjera amerikane, me përjashtim të Fox News, nëse janë marrë masa disiplinore ndaj ndonjë prej agjentëve të përfshirë.

Tradicionalisht, raste të tilla hetohen si nga autoritetet shtetërore, ashtu edhe nga ato federale. Por deklaratat e parakohshme të qeverisë, që i etiketuan dy viktimat në Minneapolis si “terroristë të brendshëm”, kanë minuar besueshmërinë e hetimeve.

Pamje video të dëshmitarëve okularë, në disa raste, rrëzojnë versionet zyrtare. Në të tjera, rezulton se DHS u detyrua të rishikojë deklaratat e mëparshme. Nga Çikago në Kaliforni e deri në Uashington, qytetarë të qëlluar flasin për jetë të shkatërruara, prindër me tre fëmijë, drejtues që shpëtuan rastësisht, akuza që u rrëzuan në gjykatë, por pa asnjë pasojë për agjentët federalë.

ice shba federale

Lini një Përgjigje