Pas seancës dëgjimore dje në Kongres, dorëhiqet Kimberly Cheatle...
Dorëzohet Drejtoresha e Shërbimit Sekret Amerikan, Kimberly Cheatle. Edhe pse tentoi t’ia hidhte pa u lagur për atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump, ajo ka dhënë sot dorëheqjen. Përmes një emaili ajo ka njoftuar se merr përgjegjësinë për dështimin e sigurisë.
“Marr përgjegjësinë e plotë për dështimin e sigurisë. Pas ngjarjeve të fundit, ju njoftoj se kam marr vendimin e vështirë që të tërhiqem nga posti i drejtoreshës”, tha ajo.
Ligjvënësit u zemëruan akoma më shumë pas dëshmisë publike para Komisionit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të hënën, ku ajo nuk ishte e gatshme t’u përgjigjej shumë prej pyetjeve të komisionit.
Drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan tha se atentati ndaj ish-presidentit Donald Trump, ishte “dështimi më i madh operacional” i agjencisë në dekada.
“Më 13 korrik ne dështuam”, tha ajo teksa mori përgjegjësinë e plotë për gabimet e agjencisë në lidhje me sulmin në tubimin e Trumpit të mbajtur në Pensilvani më 13 korrik.
Trump u plagos në vesh pasi Thomas Mattheë Crooks u ngjit në çatinë e një ndërtese aty pranë dhe hapi zjarr.
Si ndodhi atentati?
Në orën 18:02 të 13 korrikut , nën thënien “Zoti i bekoftë SHBA-në”, ish-presidenti Donald Trump doli në tribunën e Butler, Pensilvani filloi fjalimin e tij në tubim.
Në atë moment nisën të shtënat drejt tij. Trump shtrëngoi veshin ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret me rroba të errëta u vërsulën drejt tij. Ai ra në tokë ndërsa agjentët bërtisnin, “Zbrit poshtë!”, pasi Agjencia e Shërbimit Sekret lajmëroi se atentatori u ekzekutua.
Atentatori i identifikuar si Thomas Matheë Crooks ishte vetëm 150 metra larg vendit ku po fliste ish-Presidenti Trump kur hapi zjarr, në një çati.
Ku dështoi Siguria?
Shërbimi Sekret pranoi se kishte refuzuar disa kërkesa të ekipit të fushatës së kandidatit republikan për president, Donald Trump, për shtimin e masave të sigurisë në aktivitetet e tij, në ditët para atentatit ndaj tij javën e kaluar në Pensilvani.
Ngjarja po konsiderohet si një dështim i thellë i agjencisë. Presidenti Joe Biden tha të dielën se ai ka kërkuar një analizë të pavarur të masave të sigurisë në tubim. Zoti Biden tha se ai ka udhëzuar gjithashtu Shërbimin Sekret të SHBA-së që të rishikojë të gjitha masat e sigurisë për Kuvendin Kombëtar Republikan, që fillon të hënën në Miluoki.
Kevin Rojek, agjent i posaçëm i FBI-së i ngarkuar me zyrën në terren në Pittsburgh, u tha gazetarëve se "është e habitshme" që personi i armatosur qëlloi katër ose pesë herë përpara se të vritej.
“Aktualisht nuk kemi një motiv të identifikuar, megjithëse hetuesit tanë po punojnë pa u lodhur në përpjekje për të gjetur se cili ishte ai motiv”, tha agjenti Rojek.
Ndërsa ish-agjenti special i FBI-së Ken Grey tha se aftësia e sulmuesit për t’u afruar aq shumë tregon se siguria dështoi.
Çfarë dihet për atentatorin?
Në makinën e autorit të dyshuar të sulmit u gjetën materiale për prodhim bombash dhe se të tilla materiale u gjendën edhe në shtëpinë e tij.
Prirjet politike të tij nuk ishin të qarta. Ai ishte regjistruar si votues republikan. Por, sipas të dhënave të Komisionit Federal Zgjedhor kur ishte 17 vjeç.
Ai jetonte rreth një orë larg nga vendi ku ndodhën të shtënat në Batlër të Pensilvanisë. Administrata Federale e Aviacionit më 14 korrik njoftoi se ka mbyllur hapësirën ajrore mbi Bethel Park për "arsye të veçanta sigurie".
Kur Crooks ishte 17 vjeç, ai kishte bërë një donacion prej 15 dollarësh për ActBlue, një komitet veprimi politik që mbledh para për politikanët me prirje të majtë dhe demokratë, sipas një raporti të Komisionit Federal të Zgjedhjeve të vitit 2021. Donacioni u bë për Projektin Progresiv të Pjesëmarrjes, një grup kombëtar që mbledh demokratët që të votojnë. Motivi i autorit mbetet i paqartë., ndërsa familja e tij po bashkëpunon me autoritetet.
Lini një Përgjigje