TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Shtator 2023, 08:15

Tërmeti me 300 viktima në Marok, reagon kancelari gjerman

Shkruar nga Pamfleti

Tërmeti me 300 viktima në Marok, reagon kancelari gjerman

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka reaguar në lidhje me tërmetin tronditës në Marok ku la rreth 300 viktima dhe qindra të plagosur.

Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, Scholz ka shprehur ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave të tërmetit “shkatërrues”.

“Në këtë moment të vështirë, mendimet tona janë me viktimat e këtij tërmeti shkatërrues. Ngushëllimi ynë shkon për të gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”, shkruan Scholz, i cili po merr pjesë në samitin e G20 në Indi këtë fundjavë.

Të paktën 296 persona kanë vdekur pas një tërmet i fuqishëm goditi Marokun qendror mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 me orën lokale. Tërmeti me magnitudë 6.8 ballë pati epiqendrën në jug perëndim të Marrakeshit, një destinacion popullor turistik.

Shumë nga viktimat u tha se ishin në zona malore të vështira për t'u arritur. Aktualisht, flitet se ka 153 njerëz të plagosur.

Tërmeti me 300 viktima në Marok, reagon kancelari gjermanTërmeti me 300 viktima në Marok, reagon kancelari gjermanTërmeti me 300 viktima në Marok, reagon kancelari gjermanTërmeti me 300 viktima në Marok, reagon kancelari gjerman

termet marok kancelari gjerman

Lini një Përgjigje