
Një video e publikuar në Twitter tregon momentin kur tërmeti godet qytetin e Marrakeshit, një destinacion i njohur turistik.
Në video shihen njerëzit teksa vrapojnë të frikësuar dhe përpiqen t'i shpëtojnë vdekjes ndërsa mbi koka u shembën ndërtesat.
Qyteti historik Marrakesh duket që është më i dëmtuari. Rreth 300 persona kanë humbur jetën dhe numri i të plagosurve sa vjen e rritet. 153 persona të lënduar janë dërguar në spital për trajtim. Ministria shkroi se shumica e dëmeve ndodhën jashtë qyteteve dhe qytezave.
Qendra gjeofizike e Marokut tha se tërmeti goditi në zonën Ighil të Atlasit të Lartë me magnitudë 7.2 ballë. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së vlerësoi magnitudën e tërmetit në 6.8 ballë dhe tha se ishte në një thellësi relativisht të cekët prej 18.5 km (11.5 milje).
Tërmeti u ndje deri në Portugali dhe Algjeri, sipas Institutit Portugez për Detin dhe Atmosferën dhe agjencinë e Mbrojtjes Civile të Algjerisë, e cila mbikëqyr përgjigjen emergjente.
Horrific moment of collapse caught on security camera???? #Morocco #earthquake #moroccoearthquake #deprem #زلزال #زلزال_المغرب #fas #fas_depremi #morocco #maroc #earthquake pic.twitter.com/cpS0FtBs6L
— Muhammad Arif Khan (@M_Arif61) September 9, 2023
Marrakesh - një qytet historik shumë i dashur nga turistët - duket se është goditur keq, me imazhe të rrënojave që dalin në rrugë dhe njerëz të detyruar të kampojnë jashtë. Pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Njerëzit kanë mbetur të bllokuar nën ndërtesa të rrënuara dhe spitalet lokale janë plot.
Lini një Përgjigje