TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Korrik 2023, 20:32

“I kemi të filmuara”, ish-oficeri i inteligjencës amerikane shokon me deklaratën: Janë vrarë njerëz për të fshehur ekzistencën e alienëve

Shkruar nga Pamfleti

“I kemi të filmuara”, ish-oficeri i inteligjencës

Një ish-oficer i inteligjencës amerikane ka deklaruar gjatë seancës së sotme në Kongres se shumë njerëz janë vrarë nga shtetit për të mbajtur sekret ekzistencën e UFO-ve.

David Grusch, një ish-zyrtar i lartë i inteligjencës është një nga tre ushtarët që dëshmuan nën betim se kishin njohuri për programet sekrete që përfshijnë teknologjinë shumë përtej aftësive të SHBA-së.

Gjatë seancës së parë të këtij lloji zyrtari Tim Burchett (R-Tenn) e pyeti Grusch-in se “a keni dëgjuar personalisht që dikush të jetë vrarë?”

Grusch tha se “duhet të jem i kujdesshëm në përgjigjen e kësaj pyetjeje. Këto njohuri duhet të shkojnë tek autoritetet përkatëse.”

Grusch u betua të mërkurën, së bashku me Ryan Graves, një ish-pilot dhe komandantin veteran të marinës, David Fravor, i cili ishte dëshmitar i UFO-s në 2004.

Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve mbajtën seancën e parë dëgjimore për të nxjerrë më shumë informacion rreth UAP-ve ose UFO-ve.

Është hera e parë që këta tre burra janë betuar përpara se të ndajnë historitë e tyre me publikun. Graves ishte i pari që dëshmoi, duke i kujtuar Kongresit se ai kishte parë dy pamje gjatë kohës së tij në Forcën Ajrore të SHBA si pilot F-18.

Dëshmia ime bazohet në informacionin e dhënë nga njerëz që kanë shërbyer në këtë vend, shumë prej të cilave janë kapur në fotografi. Unë po i kërkoj Kongresit që të hetojë tërësisht këto akuza. Por, ndërsa unë qëndroj këtu nën betim tani, unë flas për faktet siç më janë thënë”, u tha Grusch ligjvënësve, duke thënë se ai është angazhuar për të thënë të vërtetën dhe se do të jetë transparent.

Ai i tha komitetit se ai dhe më shumë se 30 anëtarë të ekuipazhit ajror dhe veteranë kanë pasur përvoja me UAP.

Graves, nga ana e tij, raportoi se si një pilot F-18 në Red Rippers, u vra “nga UAP” gjatë një misioni stërvitor pranë Virginia Beach në 2014.

Ai e përshkroi objektin si “gri të errët ose të zezë brenda një rruzulli transparent”. Ishte rreth 4.5 metra në diametër dhe ndodhej 15 metra larg avionit kryesor. Komandanti i misionit e ndërpreu fluturimin dhe skuadrilja paraqiti një raport sigurie, përfundoi Graves.

ufo ish oficeri alienët

Lini një Përgjigje