
Të paktën 45 palestinezë U vranë nga sulmi izraelit në një kamp në qytetin jugor të Rafah, nga të cilët 23 gra, fëmijë dhe të moshuar. Ky sulm i tmerrshëm ka nxitur një reagim të madh ndërkombëtar ndaj Izraelit.
Në një reagim për sulmin e ndodhur gjatë natës së mbrëmshme, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se kishte pasur një "gabim tragjik".
Në një fjalim para parlamentit, ai tha se Izraeli po hetonte sulmin dhe se shumë shpejtë do të ketë një përgjigje për atë që ndodhi.
Ndërkohë një grua palestineze që jetonte në kampin e tendës Rafah, e shënjestruar në një sulm ajror izraelit, ka përshkruar se ka duruar një "natë të tmerrshme".
"Ne ishim ulur, dhe papritmas pati një shpërthim të madh dhe zjarr. Njerëzit filluan të bërtasin. Ne dolëm për të parë se çfarë ndodhi... Ne e kaluam gjithë natën duke nxjerrë jashtë trupat e gjymtuar të të rriturve si dhe të fëmijëve", tha ajo.
Ajo tha se kur goditi predha, njerëzit dhe pjesët e trupave të tyre nisën të fluturonin andej-këtej. Ata që mbijetuan tani kanë frikë për jetën e tyre dhe po përpiqen të largohen nga kampi, shtoi ajo.
Lini një Përgjigje