
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, deklaroi se raportet për sulmet ndaj familjeve që kërkojnë strehim në Rafah në skajin jugor të Rripit të Gazës janë të tmerrshme.
"Informacionet që vijnë nga Rafah për sulme të mëtejshme ndaj familjeve që kërkojnë strehim janë të tmerrshme. Ka raporte për viktima masive, duke përfshirë fëmijë dhe gra në mesin e të vrarëve. Gaza është ferr në tokë. Imazhet nga mbrëmja e kaluar janë një tjetër dëshmi për këtë", shkroi UNRWA në X.
Zyrtarët palestinezë të shërbimit shëndetësor dhe të emergjencës civile thanë të dielën sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 35 palestinezë dhe plagosën dhjetëra në një zonë në qytetin jugor të Rafahs.
Ushtria izraelite tha se forcat e saj ajrore goditën një kompleks të Hamasit në Rafah dhe se incidenti ishte nën shqyrtim.
Lini një Përgjigje