TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Maj 2024, 15:38

Macron dënon sulmet e Izraelit në Rafah: Respektoni ligjin ndërkombëtar dhe vendosin menjëherë armëpushim!  

Shkruar nga Pamfleti

Macron dënon sulmet e Izraelit në Rafah: Respektoni ligjin

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se është "i zemëruar" për sulmet e fundit të Izraelit në Rafah. Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, tha se këto sulme duhet të ndalen menjëherë.

“I indinjuar nga sulmet izraelite që kanë vrarë shumë persona të zhvendosur në Rafah. Këto operacione duhet të ndalen. Nuk ka zona të sigurta në Rafah për civilët palestinezë. Unë bëj thirrje për respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar dhe një armëpushim të menjëhershëm”, tha Macron në X.

Ushtria izraelite tha dje se sulmi ajror, bazuar në "inteligjencën e saktë", kishte eliminuar shefin e shtabit të Hamasit plus një zyrtar tjetër.

Prokurori i lartë ushtarak i Izraelit, megjithatë, e ka quajtur sulmin "shumë të rëndë" dhe tha se një hetim është duke u zhvilluar.

Lini një Përgjigje