
Ministria ruse e Situatave Emergjente ka publikuar një listë të përditësuar me emrat e 29 personave të identifikuar në mesin e të vrarëve në masakrën e qytetit Crocus në Moskë. Lajmin e bën të ditur Ria Novosti.
Sipas të dhënave të fundit nga Komiteti Hetues rus, në sulmin terrorist u vranë gjithsej 133 persona.
133 persona u vranë, mes tyre 3 fëmijë, dhe mbi 140 të tjerë plagosur, 60 prej tyre në gjendje të rëndë, në sulmin terrorist të mbrëmshëm (22 mars) në një koncert afër Moskës.
Kremlini bëri të ditur se 11 vetë janë vënë në pranga, përfshirë 4 agresorë të dyshuar, për masakrën me armë zjarri. Ndërkohë që Putin, në një dalje sot, ky ishte një sulm frikacakësh.
Putin shpalli 24 marsin një ditë zie kombëtare. Duke iu referuar autorëve, ai theksoi se ata "u nisën drejt Ukrainës, ku u ishte përgatitur një "dritare" pritjeje", duke shtuar se "kriminelët dolën për të vrarë gjakftohtë, për të qëlluar rusët në kontakt, ashtu si ata. Të gjithë autorët, organizatorët dhe ekzekutuesit e sulmit terrorist do të ndëshkohen me drejtësi”.
Nga ana tjetër, Organizata xhihadiste Shteti Islamik mori përgjegjësinë, përmes një postimi në Telegram:" Militantët e Shtetit Islamik sulmuan një grumbullim të madh të krishterësh në qytetin Krasnogorsk në periferi të kryeqytetit rus, Moskë, duke vrarë dhe plagosur qindra dhe duke shkaktuar shkatërrim të gjerë në vend përpara se të tërhiqeshin në mënyrë të sigurte në bazat e tyre".
Shteti Islamik ka nxjerrë një foto ku pretendohet se janë katër sulmuesit e djeshme në Moskë. Fotot e të katërve janë të mbuluar, teksa Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet, duke thënë se kjo është pjesë e atyre vendeve që luftojnë Islamin.
Lini një Përgjigje