TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Mars 2026, 22:15

Huthit njoftojnë sulm të dytë ndaj Izraelit me raketa dhe dronë

Shkruar nga Pamfleti

Huthit njoftojnë sulm të dytë ndaj Izraelit me raketa dhe

Grupi Huthi në Jemen ka njoftuar se ka kryer një sulm të dytë ushtarak kundër Izraelit, duke përdorur raketa kruz dhe mjete ajrore pa pilot.

Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree, deklaroi se operacioni është pjesë e një serie veprimesh që do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Sipas tij, sulmet do të vazhdojnë derisa Izraeli “të ndalë sulmet dhe agresionin e tij”.

Deklarata vjen pasi më herët gjatë ditës Huthit ndërmorën një tjetër sulm ndaj Izraelit me një valë raketash balistike, të parat të këtij lloji që nga nisja e luftës SHBA-Izrael kundër Iranit rreth një muaj më parë.

Përfshirja e Huthive në sulme ndaj Izraelit sinjalizon zgjerimin e mëtejshëm të konfliktit në rajon, duke shtuar presionin mbi frontet ekzistuese dhe duke rritur rrezikun e përshkallëzimit.

houthi

Lini një Përgjigje