Një sulm i përbashkët i Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ka shënjestruar një burim të rëndësishëm uji në qytetin Haftgel, në provincën Khuzestan në perëndim të Iranit, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars.
Raportimi, që citon një zyrtar lokal të sigurisë, bën të ditur se objekti është goditur, por nuk janë regjistruar viktima nga sulmi.
Sipas të njëjtit burim, furnizimi me ujë në zonë nuk është ndërprerë plotësisht, pasi burime të tjera alternative vijojnë të mbulojnë nevojat e popullsisë.
Nuk ka ende konfirmim të pavarur për incidentin, ndërsa detaje të mëtejshme mbi shkallën e dëmeve apo objektivin e saktë të sulmit nuk janë bërë publike.
Ngjarja vjen në një moment tensioni të lartë në rajon, me përshkallëzim të përplasjes mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, ku infrastruktura strategjike po shfaqet gjithnjë e më shumë si objektiv i operacioneve ushtarake.
Lini një Përgjigje