TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Mars 2026, 21:47

Makina fluturon në ajër, momenti kur raketa iraniane godet Izraelin (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Makina fluturon në ajër, momenti kur raketa iraniane godet Izraelin
Momenti kur raketa iraniane godet Izraelin

Pesë persona janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të shkaktuar nga një raketë iraniane që goditi një zonë në veri të Tel Avivit, në lokalitetin Kfar Qasim.

Sipas raportimeve, shpërthimi ka goditur një automjet, i cili është ngritur në ajër dhe është përmbysur disa herë, siç shihet edhe në pamjet video të publikuara.

Nga goditja është dëmtuar edhe një banesë, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet izraelite të emergjencës.

Të plagosurit janë transportuar në spital dhe, sipas burimeve zyrtare, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi dëmet materiale apo rrethanat e sakta të sulmit.

izrael rakete

Lini një Përgjigje