
Mediat izraelite raportojnë se 40 persona janë plagosur pas një sulmi me dron në veri të vendit. Sulmi mësohet se goditi qytetin Binyamina, i cili ndodhet midis Haifës dhe Tel Avivit në vijën bregdetare të Izraelit.
Hezbollahu ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se ka nisur një "skuadron të dronëve sulmues" në një kamp trajnimi ushtarak izraelit në Binyamina.
Kujtojmë se Izraeli ka arritur që të ndalje sulmet me raketa falë sistemeve raketore të mbrojtjes së saj, dhe atyre të ofruar nga aleatët.
Ky sulm me dron është ndër të paktët sulme të cilat kanë sjellë dëmtime në njerëz në shifra kaq të larta.
Lini një Përgjigje