TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Tetor 2024, 19:27

Lufta në Liban, ministri izraelit i Mbrojtjes: S’do lejojmë Hezbollahun të kthehen në fshatrat kufitare!

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Liban, ministri izraelit i Mbrojtjes: S’do lejojmë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka deklaruar se luftëtarët e Hezbollahut nuk do të lejohen të kthehen në fshatrat kufitare të Libanit jugor.

Yoav Gallant tha se grupi militant e kishte kthyer zonën në postë ushtarake nëntokësore të pajisura me qindra armë.

"Ne nuk do t'i lejojmë terroristët të kthehen në këto vende. Kjo është jetike për të garantuar sigurinë e banorëve të veriut të izuraelit", tha ai në një deklaratë video nga kufiri Izrael-Liban.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarr përtej kufirit për më shumë se një vit, me tensionet që u përshkallëzuan pasi trupat izraelite hynë në Gaza.

Më 30 shtator të këtij viti, forcat izraelite nisën një operacion tokësor në Liban pasi vranë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, dhe që nga ajo kohë ata kanë operuar në jug të vendit. Ndërkohë, Hezbollahu ka vazhduar të lëshojë raketa në veri të Izraelit.

Lini një Përgjigje