Starship është gjithashtu shtylla kryesore e qëllimit të SpaceX për të çuar njerëzit në Mars. Qëllimi kryesor i kompanisë është që t'i bëjë njerëzit një specie shumëplanetare, duke i dërguar ata të jetojnë në planetë të tjerë në rast se Toka bëhet e papërshtatshme për jetë.
Kompania e hapësinore e miliarderit Elon Musk, “Space X” ka zhvilluar sot një test të suksesshëm me anijen e saj kozmike Straship, e cila është pjesë e një projekti të së ardhmes me të cilën pritet të pushtohet hapësira dhe palnetet pranë nesh, si Marsi.
Pas disa provave pjesërisht të dështuara, këtë herë kompania e Musk ka arritur që të bëjë një hap të madh që do të ndryshojë garën hapësinore, pasi do ta bëjë atë më pak të kushtueshme. Kjo pasi “Space X”, arriti me provën e sotme të rikthente motorin (e përbërë nga 33 të tillë), e anijes kozmike sërish në panelin e lëshimit. Në misionet e mëparshme hapësinore të NASA-së, motori miliarda dollarësh përdorej vetëm për një lëshim të vetëm duke e bërë tepër të kushtueshëm eksplorimin e hapësirës.
Tani më me teknologjinë e kompanisë së Elon Musk, motori i ri reaktiv, i jep shtysë anijes kozmike për të dalë nga atmosfera e tokës dhe më pas kthehet në vendin e nisjes, gati për t’u rimbushur sërish dhe për të dërguar anijen e radhës në hapësirë, duke shkurtuar kështu kosto dhe kohë.
Prova nisi në Teksasin e Jugut pak para orës 7:30 të mëngjesit ( me orën lokale). Pasi shpenzoi pjesën më të madhe të karburantit, përforcuesi Super Heavy (motori) u shkëput nga anija kozmike Starship dhe u kthye në vendin e lëshimit, duke shënuar herën e parë që SpaceX e ka rikuperuar motorin reaktiv pas lëshimit.
Anija kozmike Starship vazhdoi të ndezë gjashtë motorët e tij dhe të vazhdojë të fluturojë në hapësirë. Anija kozmike u largua për një kohë përpara se të zbriste përsëri në Tokë, e tërhequr nga graviteti dhe duke duruar temperaturat dhe fërkimet ekstreme.
Starship u kthye në atmosferën e Tokës rreth 50 minuta pas ngritjes. Në fund ajo përfundoi në oqean, siç ishte planifikuar.
Në provën e radhës pritet që SpaceX përfundimisht shpreson të rikthejë në vendin e lëshimit jo vetëm motorin, Super Heavy, por edhe anijen kozmike Starship e cila përdor një parashutë për uljen e saj në tokë.
Kjo arritje u duartrokit nga kreu i i NASA-s Bill Nelson i cili me anë të një postimi në rrjetin social “X” shprehu urimet e tij ndaj “Space X”.
“Urime për @SpaceX në kapjen e tij të suksesshme të motorit reaktiv dhe testin e pestë të fluturimit të Starship sot! Ndërsa përgatitemi të kthehemi në Hënë nën #Artemis , testimi i vazhdueshëm do të na përgatisë për misionet e guximshme që na presin -- duke përfshirë rajonin e Polit të Jugut të Hënës dhe më pas në Mars”, shkroi ai në “X”.
Congratulations to @SpaceX on its successful booster catch and fifth Starship flight test today! As we prepare to go back to the Moon under #Artemis, continued testing will prepare us for the bold missions that lie ahead -- including to the South Pole region of the Moon and then… https://t.co/zpj3Ht8319
— Bill Nelson (@SenBillNelson) October 13, 2024
SpaceX - dhe NASA - kanë synime të mëdha për këtë raketë.
NASA dëshiron të përdorë Starship për të kryer pjesën e fundit të udhëtimit për të rivendosur astronautët në Hënë për herë të parë në pesë dekada si pjesë e programit të saj Artemis. Agjencia hapësinore i dha SpaceX një kontratë 2.9 miliardë dollarësh në 2021 për të kryer punën, dhe pas kësaj nënshkroi një marrëveshje tjetër prej 1 miliard dollarësh.
Starship është gjithashtu shtylla kryesore e qëllimit të SpaceX për të çuar njerëzit në Mars. Qëllimi themelues i kompanisë është që t'i bëjë njerëzit një specie shumëplanetare, duke i dërguar ata të jetojnë në planetë të tjerë në rast se Toka bëhet e papërshtatshme për jetë. Kjo detyrë do të kërkonte një raketë vërtet masive.
“Ne po përpiqemi të ndërtojmë diçka që është në gjendje të krijojë një bazë të përhershme në Hënë dhe një qytet në Mars – prandaj është kaq i madh”, tha CEO i SpaceX Elon Musk vitin e kaluar.
Nëse ky synim është i realizueshëm - ekonomikisht, teknologjikisht dhe politikisht - mbetet për t'u parë. Por Musk dhe SpaceX kanë mbledhur një bazë fansash rreth kësaj ideje. Ai synon që zhvillimi i kësaj ideje të shërbejë për kolonizimin e planeteve të tjera./Pamfleti
Lini një Përgjigje