TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Dhjetor 2023, 17:16

Hamasi vret 10 ushtarë izraelitë, vartësit e Netanyahut kërcënojnë se lufta do vazhdojë me ose pa mbështetjen e ndërkombëtarëve!

Shkruar nga Pamfleti

Hamasi vret 10 ushtarë izraelitë, vartësit e Netanyahut

Izraeli lajmëroi se 10 ushtarë janë vrarë të mërkurën pasi ranë në një pritë të pjesëtarëve të Hamasit.

Nëntë nga të vrarët, duke përfshirë një komandant batalioni dhe kolonel, ishin duke luftuar në Shejaiya, në lindje të qytetit të Gazës.

Mësohet se ata kanë rënë viktima të një pritje nga grupi militant. Gjithsej 115 ushtarë janë vrarë deri më tani.

Benny Gantz, një anëtar i Kabinetit të Luftës izraelite, i cili është gjithashtu një shef i shtabit ushtarak, tha se lufta kërkon një çmim të rëndë, të dhimbshëm dhe të vështirë.

IDF tha se ka arrestuar qindra të dyshuar, ka kontrolluar mbi 400 ndërtesa, ka konfiskuar armë dhe municione dhe ka shkatërruar "infrastrukturën terroriste".

Gjithashtu ushtria izraelite lajmëroi se gjashtë laboratorë të përdorur për prodhimin e eksplozivëve u shkatërruan, së bashku me disa tunele nëntokësore.

Ndërsa ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen referuar mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka thënë se Izraeli tashmë është dhe më i izoluar pas votimit në OKB ku shumica e shteteve ishte pro armëpushimit përveç SHBA-së e cila vendosi veton dhe Britanisë që abstenoi.

“Një armëpushim në fazën aktuale është një dhuratë për organizatën terroriste Hamas, dhe do ta lejojë atë të kthehet dhe të kërcënojë banorët e Izraelit", tha Cohen.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje vazhdimisht Izraelit të marrë masa më të mëdha për t’i kursyer civilët, pavarësisht se e bllokuan një thirrje ndërkombëtare për armëpushim dhe i dërguan urgjentisht municion aleatit të tyre të ngushtë. /BBC

izrael hamas gaza palestine netanyahu

Lini një Përgjigje