
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, gjatë një fjalimi të mbajtur në Dhomën e Lartë të parlamentit rus deklaroi se përpjekjet e Perëndimit për të izoluar Rusinë kanë dështuar totalisht. Ai shtoi se Rusia nuk do të tërhiqet nga operacioni i saj special në Ukrainë.
"Politika që synon izolimin e Rusisë ka dështuar. Mjafton vetëm të përmendim rastet e shumta të ndërveprimit midis Presidentit Putin dhe kolegëve të tij të huaj. Ne, siç e dini dhe e shihni në realitet, jemi gati për një sfidë të tillë dhe do të vazhdojmë ta mbështesim me vendosmëri të vërtetën tonë", tha Lavrov.
Ndër të tjera ai shtoi se mbështetja dhe besueshmëria e Rusisë në OKB është rritur ndjeshëm.
"Ne nuk po përshtatemi me konceptet dhe skemat e propozuara nga vendet e tjera. Ne po e formojmë axhendën tonë të politikës së jashtme vetë, duke u udhëhequr nga prioritetet tona, duke respektuar, duhet të theksoj, normat e njohura të së drejtës ndërkombëtare dhe duke marrë parasysh interesat. e partnerëve tanë të cilët janë të gatshëm të punojnë me ne bazuar në respektin e ndërsjellë dhe konsiderimin e interesave sovrane”, përfundoi Lavrov.
Lini një Përgjigje