TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Dhjetor 2023, 16:28

Charles Michel rrit shpresat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE: Unioni aspiron zgjerimin në 2030

Shkruar nga Pamfleti

Charles Michel rrit shpresat për anëtarësimin e

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka folur në nisje të samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Bruksel.

Ai nënvizoi se në 2030 duhet zgjerim i të BE-së, dhe për këtë shtoi se kërkohet angazhim nga të dyja palët, si nga ana e BE por edhe nga vendet aspirante.

"Ne sot kemi një samit shumë të rëndësishme me partnerët e Ballkanit Perëndimor.  Ne presim nga ato më shumë reforma, në veçantë në sundimin e ligjit dhe të sundimit të ligjit. Ne duam me shumë reforma nga vendet e Ballkanit. Por edhe ne në Bruksel duhet të bëjmë “detyrat tona të shtëpisë”. Por këtë arsye kemi filluar bisedimet.

Duam më shumë investime dhe rritje ekonomike në rajon. Ndaj edhe kemi ndryshuar strategjinë tonë, me investime konkrete. Projekti i ri është i bazuar në pajtim, zgjidhja e çështjeve të rëndësishme mes vendeve. Ne duhet të jemi gati në 2030 për zgjerimin dhe kjo kërkon angazhim nga të dyja palët. E rëndësishme është që të respektojmë njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë qëndrojmë të përbashkëta. Ne jemi të fortë kur jemi të bashkuar”, tha Michel.

Kjo do të thotë se vendi ynë mund të anëtarësohet në BE në vitin 2030, viti i cili siç tha dhe Michel aspirohet zgjerimi i Unionit.

be michel

Lini një Përgjigje