TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Nëntor 2023, 19:57

Hamasi apo Izraeli, cila palë po përfiton më shumë nga armëpushimi në Gaza?

Shkruar nga Pamfleti

Hamasi apo Izraeli, cila palë po përfiton më shumë nga

Sipas ekspertëve nga e gjithë kjo marrëveshje Hamasi po del jashtëzakonisht më i fituar në këtë mes.

Sot duhej të ishte dita e fundit e një armëpushimi fillestar katër-ditor mes Izraelit dhe Hamasit, por me marrëveshjen e re, do të thotë se tani do ta shohim të përfundojë të mërkurën.

Ky një lajm i mirëpritur për të dyja palët. Hamasi dhe Autoriteti Palestinez kishin bërë zhurmë që në fillim të ditës se donin të shihnin mundësin për zgjatjen e këtij armëpushimi, është e qartë se izraelitët janë gjithashtu të hapur ndaj tij.

Izraeli është i vetëdijshëm se ata nuk duan që Hamasi të vazhdojë ta zgjasë pafund armëpushimin, pasi ata ende kanë një operacion ushtarak për të rifilluar.

Sipas ekspertëve mund të ketë zgjatje të armëpushimit edhe për disa ditë, por jo shumë më tepër se kaq - pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare në rritje për një armëpushim më të gjerë.

Në thelb, Hamasi deri më tani ka liruar civilët, por kur të vijë puna për të liruar ushtarët e IDF-së, apo të rinjtë izraelitë, do të kërkojë disa lëshime serioze.

Sipas ekspertëve nga e gjithë kjo marrëveshje Hamasi po del jashtëzakonisht më i fituar në këtë mes/SkyNews

hamasi gaza

Lini një Përgjigje