TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Nëntor 2023, 18:47

Pas zgjatjes dy ditore të armëpushimit, Hamasi kërkon t’i jepet fund luftës

Shkruar nga Pamfleti

Pas zgjatjes dy ditore të armëpushimit, Hamasi kërkon t’i

Zyrtari i Hamasit, Ghazi Hamad se Hamasi dëshiron të “ndalojë luftën dhe agresionin” kundër popullit palestinez, pas zgjatjes me dy ditë të armëpushimit.

Shpresoj se mund të zgjasim derisa të arrijmë fundin e kësaj lufte dhe agresioni ndaj popullit tonë në Gaza. Unë mendoj se ka mbështetje të madhe në të gjithë qeverinë e Katarit dhe qeverinë egjiptiane, madje edhe qeveritë perëndimore, ata duan armëpushim”, tha Hamad, raporton ‘Al Jazeera’.

Ai theksoi se shpresonte të shihte presionin e komunitetit ndërkombëtar ndaj Izraelit për t’i dhënë fund pushtimit të tij dhe “për t’i dhënë fund kësaj katastrofe” kundër palestinezëve.

Të njëjtin mendim për arritjen e një paqeje mes vendeve, kanë shprehur si OKB-ja ashtu dhe NATO. Të dyja organizatat kanë bërë thirrje për arritjen e një armëpushimi të përgjithshëm dhe nisjen e bisedimeve për paqe.

hamsi armëpushim

Lini një Përgjigje