
Organizata e Kombeve të Bashkuara duke u nisur nga zgjatja me dy ditë e marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit, dëshiron që armëpushimi të bëhet armëpushim i plotë.
Një zëdhënës i kreut të OKB-së ka thënë se dëshiron që armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit të kthehet në një armëpushim të plotë humanitar.
“Katastrofa humanitare në Gaza po përkeqësohet nga dita në ditë. Dialogu që çoi në marrëveshje duhet të vazhdojë, duke rezultuar në një armëpushim të plotë humanitar, për të mirën e popullit të Gazës, Izraelit dhe rajonit më të gjerë”, tha Stephane Dujarric në emër të Antonio Guterres.
Ne ju kemi sjellë një sërë raportesh që tregojnë se zgjatja dy-ditore e armëpushimit ishte "afër", por nuk pritet që armëpushimi të bëhet diçka më shumë se kaq.
"Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin këto përpjekje në çdo mënyrë të mundshme", shtoi Dujarric.
Lini një Përgjigje