
Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) janë përplasur në shkëmbime zjarri me forcat e armatosura të Sudanit (SAF) që nga ora 9 e mëngjesit të së shtunës në një tentativë për grusht shteti.
Shefi i ushtrisë sudaneze, gjenerali Abdel Fattah Al-Burhan, i tha Al Jazeera-s në një intervistë se ushtria ka nën kontroll pallatin presidencial, selinë ushtarake dhe aeroportin.
Përplasjet erdhën për shkak të një mosmarrëveshjeje për kohën e integrimit të RSF-së në SAF, si pjesë e një marrëveshjeje për ndarjen e pushtetit me civilët që udhëhoqën protestat kundër ish-presidentit, Omar al-Bashir në 2019.
Ata kishin një marrëveshje dyvjeçare për ndarjen e pushtetit me ushtrinë përpara se të ndërpriteshin nga një grusht shteti ushtarak në tetor 2021. Populli sudanez rezistoi dhe protesta u zhvilluan në të gjithë vendin.
Përleshjet e së shtunës u përhapën në të gjithë vendin në Darfurin verior, perëndimor dhe jugor, ku RSF ka një prani të fortë. RSF u themelua me një ligj të prezantuar në vitin 2013 nga Bashir dhe ishte përdorur për të luftuar si militantët "janjaweed" në Darfur. Mediat raportojnë se 45 ushtarë të ushtrisë u plagosën në betejën e aeroportit Merowe të shtunën në mëngjes.
Ndërkohë Çadit dhe Egjipti njoftuan se kanë mbyllur kufirin e saj me Sudanin dhe bënë thirrje për qetësi mes një përpjekjeje të dukshme për grusht shteti në Khartoum nga grupi kryesor paraushtarak i Sudanit.
Lidhur me grushtin e shtetit ka reaguar dhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i cili tha se është "thellësisht i shqetësuar" për raportet e përshkallëzimit të dhunës midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF).
“Ne jemi në kontakt me ekipin e ambasadës në Khartoum – të gjithë janë aktualisht të llogaritur. Ne u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve që të ndalojnë dhunën menjëherë dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm ose mobilizimin e trupave dhe të vazhdojnë bisedimet për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura”, shkroi ai në Twitter.
Gjithashtu dhe ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar e shqetësuar nga përshkallëzimi i dhunës dhe bëri thirrje për një armëpushim urgjent.
“Ne u bëjmë thirrje palëve në konflikt të tregojnë vullnet dhe përmbajtje politike dhe të ndërmarrin hapa të menjëhershëm drejt një armëpushimi. Rusia tha se ambasada e saj në Khartoum po vazhdonte të funksiononte nën masa të shtuara sigurie. Asnjë shtetas rus nuk u lëndua gjatë përleshjeve", thuhej në deklaratë.
Lini një Përgjigje