
Gazetarja nga Ekuadori, Lise Josefsen Herman ka rrëfyer se si është situata në Ekuador pas arratisjes së një prej bosëve të mëdhenj të krimit dhe shpalljes së emergjencës nga presidenti i vendit.
Në një intervistë për “Euronews Albanai”, ajo theksoi se për vite me radhë kanë qenë grupet kriminale që kanë kontrolluar vendin në Ekuador.
Mes të tjerash ajo nënvizoi Ekuadori është kthyer në një vatër të rëndësishme për transportin e kokainës drejt Europës, ku dhe bandat janë të lidhura dhe me mafian shqiptare.
“Edhe qeveria ka zgjedhur që të tregojë muskujt për t’iu përgjigjur këtij akti nga bandat. Mendoj se për vite me radhë kanë qenë grupet kriminale që kanë kontrolluar vendin, ndaj kjo nuk është një risi për ne.
Ekuadori është kthyer në një vatër të rëndësishme për transportin e kokainës drejt Europës, dhe bandat janë të lidhura dhe me mafian shqiptare. Në vitin e kaluar ka pasur shumë vrasje dhe bandat duan të tregojnë se janë ato që e kanë kontrollin në të gjithë burgjet e Ekuadorit. Ata vazhdojnë të kontrollojnë dhe menaxhojnë bizneset e tyre prej andej. Arratisja e bosit të krimit ishte diçka simbolike që tregon se kush e kontrollon këtë vend”, tha ajo.
Lini një Përgjigje