
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken pas një takimi me presidentin egjiptian Fatah el-Sisi në Kajro ditën e sotme, tha se rruga drejt krijimit të një shteti palestinez është mënyra më e mirë për të stabilizuar Lindjen e Mesme.
Sipas Blinken, krijimi i një shteti Palestinez, do të izolonte Iranin dhe aleatët e tij, të cilët sipas tij shkaktojnë trazira në rajon.
“Nëse ne ecim në atë rrugë, është mënyra më e mirë e mundshme për të izoluar dhe margjinalizuar Iranin dhe aleatët e tij që po shkaktojnë kaq shumë telashe – për ne dhe pothuajse të gjitha vendet e tjera në rajon”, u tha Blinken gazetarëve pas një takimi me presidentin egjiptian Fatah el-Sisi në Kajro, raporton Reuters.
Vizita e Blinken në Kajro erdhi një ditë pasi Egjipti dhe Jordania paralajmëruan se aksioni ushtarak i Izraelit, i cili ka vrarë më shumë se 23,000 palestinezë, nuk duhet të çojë në zhvendosjen e më shumë se dy milionë njerëzve nga Rripi i Gazës ose në okupimin e zonës nga Izraeli.
Lini një Përgjigje