Një tjetër person është arrestuar nga autoritetet franceze për vjedhjen në Muzeun e Luvrit më 19 tetor.
Sipas Bfm TV, i dyshuari u kap në Paris mbrëmjen e së mërkurës dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa dyshohet se ka qenë i pranishëm në muze kur ndodhi grabitja.
Dy të tjerë u vunë në pranga më 26 tetor, të akuzuar si pjesë e bandës prej 4 personash që kreu vjedhjen, dhe njihen nga autoritetet e vendit për vjedhje me thyerje. Njëri prej tyre u kap në tentativë për t’u larguar jashtë vendit. Të dy kanë pranuar përfshirjen në ngjarje.
Më 19 tetor, hajdutët përdorën një ashensor lëvizës për t'u ngjitur në Muze dhe thyen dritaren që të çonte në Galerinë Apollo, vitrinën e muzeut për Xhevahiret e Kurorës Franceze, dhe vodhën thesare mbretërore që u përkisnin disa sovranëve francezë, përfshirë Perandoreshën Eugenie, gruan e Napoleonit III. Grabitësit arritën që të merrnin 8 bizhuteri, stolitë e Mbretëreshës Marie-Amélie, varëset dhe vathët e Marie-Louise, me një humbje të vlerësuar prej 88 milionë eurosh.
Lini një Përgjigje