TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Nëntor 2023, 22:19

Gjuetia ndaj Sinwar, kush është lideri i Hamasit që po bën me “dhimbje koke” inteligjencën izraelite?!

Shkruar nga Corriere della Sera
Gjuetia ndaj Sinwar, kush është lideri i Hamasit që po bën
Yahia Sinwar

Personi që po drejton militantët e Hamasit ka dalë nga parashikimet e inteligjencës izraelite, e cila është detyruar të rishikojë profilizimin për të...

Ai u shfaq i ulur në kolltuk me këmbët e kryqëzuara, me duart e vendosura në mbështetëse, i veshur me uniformën e zakonshme - këmishën e bardhë, pantallona të zeza, shoqëruar nga guximi i çorapeve të tij me vija, në fytyrë e njëjta buzëqeshje sfide: Unë jam ende këtu, rehat dhe i qetë edhe nëse e keni shkatërruar shtëpinë time.

Që nga ajo ditë, shërbimet sekrete kanë ndërtuar një profil të ri psikologjik të Yahia Sinwar, kreut të Hamasit në Gaza. Ata e kuptojnë se diçka ka ndryshuar në mendjen e shefit, nuk është fjala për kërcënimet e jashtme, për luftën me Izraelin, për 11 ditët e fundit të konfliktit në maj 2021. Është politika e brendshme, si gjithmonë, ajo që minon strategjitë në një organizatë terroriste. Sinwar i bëri llogarit me gishtat e njërës dorë: katër balotazhe para se të zgjidhej sërish kryetar i lëvizjes, kundërshtari që nuk u dorëzua është pjesë e themeluesve, konsiderohet më ekstremist, më i ashpër se ai. Pra, psikologët e Shin Bet po rishikojnë dosjen: ata analizojnë gjestet dhe sjelljet e njeriut që deri në atë moment besonin se dinin ta parashikonin.

Gjuetia ndaj Sinwar, kush është lideri i Hamasit që po bën

Mënyra se si ai ecën nëpër rrugë – komentoi një burim për gazetën Haaretz pas armëpushimit dy vjet më parë –, fakti që ai pranon të zhytet mes njerëzve, të lërë veten të preket. Janë të gjithë elementë të rinj. Ai po krijon mitin e tij personal, ai flet për veten si i zgjedhuri i Zotit: “është ai që duhet të luftojë për Jerusalemin në emër të muslimanëve”. Zjarri brutal i njeriut që në këto 35 ditë lufte është i kërkuari numër një, trofeu që ushtria kërkon t'u tregojë izraelitëve, u duk që në marrjen në pyetje të të ndalurve të parë. Tani - siç pretendon inteligjenca - ai fshihet në një bunker pranë spitalit Shifa në qytetin e Gazës.

Ai kurrë nuk e ka fshehur se nevoja për të ruajtur pastërtinë e ideologjisë fondamentaliste ishte pjesë e misionit të tij, që kur shtyu karrocën me rrota të Sheikh Ahmed Jasinit, frymëzuesit fetar të dhunës terroriste. Në vitin 1989 Sinwar u dënua nga izraelitët për vrasjen e katër palestinezëve të konsideruar si tradhtarë, të cilët i transmetonin informacione armikut. Ai e takoi Jasin disa herë pasi shehu u lirua në një shkëmbim të burgosurish në 1985: "Ne diskutuam dobësinë morale, veprime kundër Islamit, së bashku vendosëm për të rekrutuar njerëz që do të denonconin bashkëpunëtorët dhe çdo veprim që ishte kundër rregullave myslimane”.

Sinwar është themeluesi i shërbimit të sigurisë dhe inteligjencës të Hamasit të quajtur Majd, i cili është përgjegjës për luftën kundërzbuluese me Izraelin. Është në listën terroriste të SHBA-së dhe konsiderohet figura e dytë më e fuqishme në Hamas. Ushtria izraelite thotë se ai është ‘i vdekuri në këmbë’ pasi Hamasi sulmoi Izraelin. Por deri më sot ai ka mbijetuar dhe madje është kërcënim për Izraelin.  Ai njihet si peroni që zhduku spiunët: “Ne e çuam Ramsin, të akuzuar se na shiti, në një vend të shkretë jashtë Khan Younis, gërmuam një varr, e mbytëm me një qefin dhe e varrosëm. Ai e meritonte të vdiste”. /Pamfleti

yahia sinwar izrael hamas

Lini një Përgjigje