
Një ngjarje e pazakontë na ndodhur në Itali, pasi një luan ka dalë nga kopshti zoologjik duke alarmuar banorët në rrugët e Ladispolit. Karabinierët, policia rrugore, policët e rendit dhe disa veterinerë të armatosur me pushkë të mbushura me plumba qetësues, kanë tentuar mbi 5 orë të neutralizojnë luanin.
Përpjekja e parë për kapje e tij ndodhi rreth orës 15:00 midis viale Mediterraneo dhe via Nicosia, jo shumë larg cirkut “Rony Roller”, nga ku macja ishte larguar. Por kafsha arriti të shpëtonte. Edhe pse veterinerët dhe policët e ndoqën, nuk arritën ta qëllojnë. Dhe kështu, në orën 20.30, luani u zhduk sërish. Kryebashkiaku i qytezës u kërkoi banorëve të mos dalin nga shtëpia.
Në fluturim u ngrit dhe një helikopter, por ai sërish nuk u ndalua. Luani madje është parë dhe në zonat e banuara. Sipas mediave vendase, luani ka qenë duke çaluar dhe nuk dukej i interesuar për të sulmuar njerëz për shkak të lodhjes. Policia është në pritje të ardhjes nga Roma të një veterineri të specializuar për këtë lloj kafshe, e cila duhet të neutralizohet me qetësues.
Lini një Përgjigje