
Spanja po kalon ditë të vështira pas përmbytjes në zonën e Valencias.
Imazhet satelitore të kapura dje tregojnë pasojat e ngjarjes e cila i mori jetën 207 personave dhe la të zhdukur rreth 1900 të tjerë.
Pamjet para dhe pas, të siguruara nga Maxar, një kompani e teknologjisë hapësinore me bazë në SHBA, tregon rrugët dhe fushat në qytetin e Paiporta të mbuluara me baltë kafe dhe një urë të shkatërruar nga lumi i cili doli nga shtrati dhe përmbyti zonën përreth.

Shumë rrugë dhe autostrada gjithashtu duken të pakalueshme, ose të kalueshme mes shumë vështirësi.
Ndërkohë, 500 forca të tjera ushtarake u vendosën në Valencia mes kritikave të autoriteteve lokale për reagimin e tyre ndaj përmbytjeve katastrofike.
Më shumë se 200 njerëz janë konfirmuar të vdekur, shumica në dhe rreth Valencias, por numri i të vdekurve pritet të vazhdojë të rritet.
Shirat e dendur që filluan të hënën shkaktuan përmbytje duke shkatërruar ura dhe kanë mbuluar qytetet me baltë. Ndërsa komunitetet kanë mbetur pa ujë, ushqim dhe energji elektrike.
Lini një Përgjigje