Kancelari gjerman Friedrich Merz ka përshkruar me tone të pazakonta kritike gjendjen e brendshme të Gjermanisë, duke e cilësuar situatën ekonomike në vend si “shumë të keqe” dhe “plotësisht të justifikuar”, ndërsa ka theksuar se komunat dhe bashkitë po përballen me një deficit dramatik deri në 35 miliardë euro në fund të vitit.
Duke folur para deputetëve të partisë së tij, CDU/CSU, Merz vlerësoi si arritje të madhe takimin e djeshëm për Ukrainën në Berlin, por nuk i kurseu aspak kritikat ndaj krizës së brendshme në infrastrukturë, financa dhe sigurimet shoqërore. “Jam krenar për atë që arritëm në Samitin për Ukrainën. Por brenda vendit, klima është e rëndë, dhe me të drejtë”, citohet të ketë thënë Merz, sipas burimeve të BILD.
Kancelari tha se reforma në sistemin e pensioneve duhet të jetë prioritet absolut dhe kërkoi ngritjen sa më parë të një komisioni të posaçëm për të përgatitur një “revolucion” në pensionet e pleqërisë deri në vitin 2026. Ai shtoi se nuk është vetëm një dëshirë politike, por pjesë e marrëveshjes programatike të qeverisë. Në të njëjtën kohë, kërkoi riorganizim të plotë të gjithë sektorëve të sigurimeve shoqërore për moshën e tretë.
Merz kritikoi hapur vonesat e vazhdueshme në projektet e infrastrukturës dhe i quajti “absurde” procedurat burokratike që kanë bllokuar për dekada rindërtimin e urave dhe rrugëve në gjithë vendin. “Truku është që të gjitha këto projekte të shpallen si të interesit suprem publik, në mënyrë që të përshpejtohet planifikimi dhe zbatimi i tyre,” u shpreh ai.
Pjesa më e ndjeshme e deklaratave të tij kishte të bënte me gjendjen financiare të komunave. “Situata është dramatike. Po mbyllin vitin me një deficit prej 30 deri në 35 miliardë euro. Qeveria federale nuk ka më hapësirë për të rritur të ardhurat nga taksat apo për të nisur programe të reja ekonomike,” paralajmëroi Merz. Ai theksoi se nuk mund të vijojë më gjatë zhvendosja e barrës fiskale drejt qeverisë federale.
Megjithatë, në mes të kritikave për kaosin e brendshëm, Merz gjeti hapësirë për krenari në arenën ndërkombëtare. Ai deklaroi se samiti për Ukrainën në Berlin ishte një sukses diplomatik, ku për herë të parë u bashkuan në të njëjtën tryezë evropianët, amerikanët dhe ukrainasit. “Treguam një front të bashkuar kundër Rusisë dhe dëshmuam se Europa jo vetëm dëshiron, por edhe mund të jetë faktor në rendin e ri global,” theksoi ai.
Ua futi Amerika Europes heren e pare ne Luften e Pare Boterore, heren e dyte ne Luften e Dyte e tani po i rras Luften e Trete. Dikur Mbreterite e Europes me nga njemije ushtare mbanin kontinente e sot po merr mbrapsh ate qe sajoi. Gjaku e toka e te pareve kurre nuk falet. Thone paraja, jo, jo paraja shkon e vjen. Europianet tere historine e tyre jane gjakosur me njeri tjetrin e na u bene "Europe e Bashkuar". E mbushen me afrikane, indiane arabe, aziatike e sllave e tani eshte ne siklet, ku nuk njeh qeni te zotin. Urrejtjet e prapaskenat kurre nuk kane pushuar mes shteteve e kontinenteve. Me e keqja eshte se me zhvillimin teknologjik industrial e poshtersite bankare gjithnje sajohen luftra per te mbuluar poshtersite. Te tere jane borxh e te tere vjedhin. Kaos, kaos, kaos e popujt vuajne e kryepahsllaret kriminele kercenojne me arsenalet berthamore e coroditjen e mendjeve.