TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Tetor 2023, 07:24

“Gaza s'do të jetë kurrë si më parë”/ Thellohet bilanci i viktimave të luftës Izrael-Palestinë, SHBA dërgon avionin e parë me armatime

Shkruar nga Pamfleti

“Gaza s'do të jetë kurrë si më parë”/

1900 të vrarë në 4 ditë luftime Izrael-Gaza.

Bilanci i të vrarëve në Izrael nga sulmi i miltantëve të Hamasit është thelluar shumë. Faqja izraelite Ynet në përditësimin e fundit bën me dije se ka shkuar në 1200 numri i të vdekurve në Izrael ndërsa në Gaza 900 të vrarë.

Nënkoloneli Conricus tha se janë vrarë 1200 izraelitë. Ata janë "kryesisht civilë", tha ai. Më shumë se 2700 njerëz u plagosën.

Rritja e numrit të viktimave nuk është për shkak të faktit se ka luftime të vazhdueshme", por sepse "tani që ka kaluar koha ne po zbulojmë trupa të izraelitëve të vdekur në komunitetet e ndryshme ku Hamasi depërtoi dhe ku ata udhëhoqën masakrat e tyre”, tha ai.

Mbi 200 persona janë marrë peng dhe Hamas ka deklaruar se nuk do të nisë asnjë negociatë për lirimin e tyre deri kur të mbarojë lufta.

Ushtria izraelite ka blinduar kufirin me Gazën, në pritje të urdhrit për të nisur sulmin masiv. Izraeli u ka bërë thirrje civilëve në Gaza, të ikin në Egjipt. Bilanci i viktimave nga të dyja palët ka arritur në 1900.

Flitet  se mes personave në duart e Hamasit janë dhe shtetas të huaj, jo izraelitë. Objektivi i tyre është shkëmbimi i të burgosurve me palestinezët e mbajtur në Izrael.

Gjatë natës, Izraeli kreu gati njëqind sulme ajrore kundër objektivave të Hamasit në Gaza qendrore. Kjo është bërë e ditur nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), të cilat saktësojnë se sulmet janë përqendruar në zonën Daraj Tufah, e cila, sqarojnë ata, shërben si pika qendrore nga e cila nisin sulmet e militantëve të Hamasit.

IDF sulmoi gjithashtu një ndërtesë që dyshohet se përdorej nga Xhihadi Islamik dhe njoftoi se kishte vrarë disa militantë të Hamasit në kalimin Erez, pikëkalimi kryesor kufitar midis Gazës dhe Izraelit.

“Gaza s'do të jetë kurrë si më parë”/

Ushtria izraelite njofton se rreth 300,000 ushtarë janë aktualisht të stacionuar pranë Rripit të Gazës për luftën kundër Hamasit.

“Ajo që po bëjmë në këto zona afër Rripit është se kemi dërguar dhe dislokuar këmbësorinë tonë, ushtarët tanë, trupat tona të artilerisë dhe shumë ushtarë të tjerë rezervë, gjithsej 300,000. Kjo është për të siguruar që Hamasi, në fund të kësaj lufte, nuk do të ketë kapacitet ushtarak me të cilin të kërcënojë ose vrasë civilët izraelitë”, shpjegoi zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Jonathan Conricus.

Ndërkohë Amerika ka dërguar furnizimin e parë me armatime Izraelit. Mësohet se avioni Beoing 747 ‘X7100’ ka zbritur në bazën ajrore Nebatim në Izraelin jugor në orët e vonat ë mbrëmjen e së martës, 10 tetor. Avioni raportohet se mban municion të avancuar dhe pajisje të tjera ushtarake.  Ky pretendohet se është avioni I parë me ndihma që SHBA i dërgon Izraelit.

"Këtë mbrëmje një aeroplan me armatim të avancuar u ul në bazën ajrore Nevatim në Izraelin jugor këtë mbrëmje. Armatimet janë krijuar për të lehtësuar operacione të rëndësishme ushtarake dhe për të rritur gatishmërinë për skenarë të tjerë. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen dhe ndihmën e SHBA ndaj IDF-së dhe shtetit të Izraelit, gjatë kësaj periudhe sfiduese. Armiqtë tanë të përbashkët e dinë se bashkëpunimi mes ushtrive tona është më i fortë se kurrë dhe është një pjesë kyçe në sigurimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në deklaratë.

“Gaza s'do të jetë kurrë si më parë”/
Avioni amerikan me armatime në Izrael

Ndërkohë gjatë pasdites në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë Presidenti Joe Biden deklaroi gadishmërinë për të ndihmuar Izraelin me të gjithë asistencën ushtarake të nevojshme

American Airlines deklaroi se do të anulojë të gjitha fluturimet për dhe nga aeroporti kryesor ndërkombëtar i Izraelit deri më 4 dhjetor "si rezultat i mjedisit aktual operativ".

lufta izrael palestine

Lini një Përgjigje