TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Tetor 2023, 20:57

Konflikti në Rripin e Gazës, Biden konfirmon mbështetjen ndaj Izraelit: Hamasi nuk ofron asgjë përveç terrorit dhe gjakderdhjes

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti në Rripin e Gazës, Biden konfirmon mbështetjen ndaj

Presidenti i SHBA, Joe Biden i është drejtuar kombit për përplasjet në Rripin e Gazës. Ai e hapi fjalën e tij duke thënë se sulmet u kryen nga “duart e përgjakshme të organizatës terroriste Hamas”.

Ai shtoi se nuk ka asnjë lloj shfajësimi për terrorizmim, teksa theksoi se ajo që po ndodh në Rripin e Gazës është një tragjedi njerëzore.

Ne qendërzojmë më Izraelin dhe kujdesim që Izraeli të kujdeset për qytetarët e tij. Nuk ka shfajësim për terrorizmin. Hamas ofron vetëm gjakderdhje dhe asgjë tjetër. Humbja e jetëve të thyen zemrën, Izraeli ka të drejtë dhe detyrim të përgjigjet. Ne respektojmë ligjet e luftës, ato kanë një rëndësi, kanë një ndryshim. Qytetarët amerikanë po luten për familjet e prekura nga kjo mizori. Kjo është ajo që ne nënkuptojmë me tragjedi njerëzore”, tha ai, duke shtuar se SHBA-të do të vazhdojnë të “qëndrojnë të bashkuar” me Izraelin.

Biden bëri të ditur se të mbijetuarit e Holokaustit janë ndër ata që mbahen peng nga Hamasi. Gjithashtu konfirmoi se 14 qytetarë amerikanë janë vrarë deri më tani.

Hamasi ka përdhunuar, sulmuar dhe ka rrëmbyer gratë si trofe. Prindërit kanë përdorur trupat e tyre si mburojë për të mbrojtur fëmijët e tyre. Ne duhet të jemi të qartë: Ne qëndrojmë me Izraelin. Hamasi nuk ofron asgjë përveç terrorit dhe gjakderdhjes”, tha presidenti.

biden konflikti gaza

Lini një Përgjigje