
Izraeli do të "fshijë" Hamasin nga faqja e dheut pas masakrës ku dhjetra fëmijë u dogjën të gjallë dhe ju prenë kokat.
Paralajmërimi ka ardhur nga ministri i Ekonomisë i Izraelit Nir Barkat, i cili tha se operacioni ushtarak do të vazhdojë derisa të ketë një "flamur të bardhë të qartë" dhe të ketë një zëvendësim "më të moderuar" për grupin militant që sundon në Rripin e Gazës.
“Vetëm tani, ne kemi dëgjuar për 40 djem të rinj, disa prej tyre u dogjën të gjallë, disave u prenë kokat, disa u qëlluan në kokë”, tha ministri për SKY.
Barkat shtoi: “I gjithë vendi është i bashkuar për të zhdukur Hamasin nga kjo botë. Të gjithë militantët, të gjithë infrastrukturën dhe njerëzit që mbështesin Hamasin. Ne do t'i zhdukim të gjithë. Ne po hyjmë për të vrarë militantët dhe çdo civil [duhet] të largohet. Nëse nuk lëvizni mënjanë dhe mbuloni militantët e Hamasit, ju rrezikoni jetën tuaj. Ne nuk duam të lëndojmë njerëz të pafajshëm”.
Barkat e krahasoi Hamasin me ISIS-in dhe tha se sulmet e tyre ishin një shembull i "asaj që ata duan t'i bëjnë Izraelit". Izraeli do t'i "eliminojë këta njerëz të ISIS-it nga faqja e dheut", shtoi ai.
Lini një Përgjigje