
Në vitin 2021, Izraeli njoftoi përfundimin e "murit të hekurt", një barrikadë 65 kilometra e gjatë, përgjatë Rripit të Gazës, e cila kishte gjithashtu një pengesë betoni nëntokësore...
Sulmi masiv dhe i papritur nga militantët në Rripin e Gazës habiti izraelitët, të cilët panë se si luftëtarët e Hamasit mposhtën një nga sistemet më të avancuara të sigurisë në botë - të ashtuquajturin "muri i hekurt" ose "gardhi i zgjuar".
Të paktën 900 njerëz u vranë në Izrael dhe më shumë se 2600 u plagosën dhe më shumë se 100 njerëz u kapën peng. Sipas një deklarate nga Autoriteti Palestinez, Izraeli goditi Gazën me sulme ajrore, duke vrarë të paktën 700 njerëz.
E gjithë kjo ndodhi pasi anëtarët e Hamasit arritën të kalonin “murin e hekurt”, që ndan Izraelin nga Gaza. Ai është i pajisur me teknologjinë më të fundit, i projektuar për të zbuluar çdo sulm ndaj sigurisë së vendit, por Hamasi ja doli.
#IsraelHamasWar | Bulldozer tears down ''Iron Wall'' at Israel-Gaza border
— NDTV (@ndtv) October 10, 2023
Updates: https://t.co/GVO84PpapC pic.twitter.com/yz61YRQDHo
"Muri i hekurt"
Në vitin 2021, Izraeli njoftoi përfundimin e "murit të hekurt", një barrikadë 65 kilometra e gjatë, përgjatë Rripit të Gazës, e cila kishte gjithashtu një pengesë betoni nëntokësore, e cila në total kushtoi rreth 1.5 miliardë dollarë.
Projekti u bë publik në vitin 2016 pasi Hamasi përdori tunelet nëntokësore për të sulmuar forcat izraelite në luftën e vitit 2014. Më shumë se 140,000 ton hekur dhe çelik, njëqind kamera, radarë dhe sensorë ishin të nevojshëm për ndërtimin. Në anën izraelite, u vendosën poste vëzhgimi dhe duna rëre, në mënyrë që të mos humbiste asnjë detaj.
Billions were spent on the armored iron wall that Israel built underground around Gaza, and billions more on cement fortresses, but the attack came from the ground and the air, and its soldiers were captured and killed or fled like terrified rats.#Israel #Palestine #Hamas pic.twitter.com/PFkAKbebIG
— MURSHED ABDU (@murshed20k) October 7, 2023
Ish-ministri i Mbrojtjes Benny Gantz tha në vitin 2021 se një "mur i hekurt" ishte ngritur midis Hamasit dhe Izraelit jugor. Të shtunën, ai mur u thye në 29 pika, edhe pse kullat e vrojtimit izraelite ishin vendosur çdo 150 metra përgjatë murit. Shumë shpejt u bë e qartë se kishte mungesë personeli në kufi dhe një pjesë e madhe e ushtrisë izraelite ishte e fokusuar në trazirat në Bregun Perëndimor.
You’d obviously be a fool if you suspected there was a connection to Netanyahu’s recent popularity and the sudden ability to not only breach Israel’s shiny and new $1.1bn iron wall, but get into Israel deep enough to cause that much carnage. pic.twitter.com/Sq7CGhBfXr
— 2D Spex ???????????????????????????????????????? (@twodeespex) October 8, 2023
“Pjesët e pakapërcyeshme të sistemit janë pikërisht ato që tregojnë rrezikun. Por nëse nuk e sheh rrezikun që vjen, është vetëm një gardh. Një gardh i madh, por i zakonshëm”, tha Matthew Levitt, drejtori i programit kundër terrorizmit në Institutin e Uashingtonit për Politikat e Lindjes së Afërt.
Hamasi bombardoi pikat e vëzhgimit izraelit, duke përdorur dronë dhe sisteme armësh. Izraeli tha se Hamasi hodhi më shumë se 3,000 raketa, me disa që arritën deri në Tel Aviv dhe Jerusalem, ndërsa militantët kaluan kufirin me paragliderë.
How Hamas breached Israel’s ‘Iron Wall’ https://t.co/1fIq8NuZB6
— 365Prof (@365prof) October 10, 2023
Ushtarët e Hamasit përdorën gjithashtu eksplozivë për të hedhur në erë pjesë të pengesës së padepërtueshme. Ata shkatërruan gardhin me motorë dhe më pas pasuan buldozerët, të cilët lejuan të kalonin mjete më të mëdha.
Ekspertët vlerësuan se sulmi do të kërkonte javë të tëra përgatitje dhe planifikim të detajuar, shkruan Washington Post. Michael O'Hanlon, një bashkëpunëtor i lartë në Institutin Brookings, tha se automjetet ka të ngjarë të ishin fshehur diku afër.
“Pajisjet duhej të vendoseshin afër objektivit dhe më pas të fshiheshin në ndërtesa ose nën një tarp. Shumë automjete mund të ishin fshehur në parkingje ose zona ndërtimi," tha O'Hanlon.
Militantët pushtuan gjithashtu baza ushtarake pranë kufirit, duke kapur automjete ushtarake dhe duke u vënë zjarrin tankeve. Në disa raste, luftëtarët përparuan disa kilometra në komunitete pranë gardhit të sigurisë që ndan Gazën nga Izraeli, duke kapur civilë.
Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se 770 njerëz janë vrarë deri më tani në Rripin e Gazës që kur Izraeli kreu sulmet ajrore të shtunën. Rreth 4,100 u plagosën.
Ndërkohë që forcat Ajrore izraelite njoftuan në rrjetet sociale se “aktualisht po nisin një sulm në shkallë të gjerë ndaj objektivave terroriste të organizatës terroriste Hamas në Rripin e Gazës”. /Pamfleti
Lini një Përgjigje