TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Shkurt 2025, 22:22

Fundoset varka me emigrantë në brigjet e Calais, humb jetën një person; shpëtohen 69 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Fundoset varka me emigrantë në brigjet e Calais, humb jetën

Një varkë me emigrantë është fundosur në brigjet e Calais, teksa po përpiqej të kalonte Kanalin Anglez. Autoritetet franceze bëjnë me dije se një person ka vdekur ndërsa 69 të tjerë janë shpëtuar.

Dyshohet se shkak ka qenë mbingarkesa në mjetin lundrues, ndërsa mësohet se vetëm gjysma e atyre në bord kishin jelek shpëtimi.

Në operacionin e shpëtimit u përfshi edhe helikopteri Dauphin i marinës franceze. Dy persona u transportuan pa ndjenja në Abeille Normandie. Njëri prej tyre u reanimua ndërsa tjetri u dërgua me helikopter në spital, ndërsa mësohet se më pas ndërroi jetë.

Viktima është personi i katërt për këtë vit që vdes tragjikisht duke u përpjekur të kalojë Kanalin me një varkë të vogël.

Lini një Përgjigje