
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Qipro pasi një çift i ri dhe tre fëmijët e tyre të vegjël u dogjën të gjallë pas një zjarri në një ndërtesë apartamentesh në Agios Nikolaos, Limasol.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por tentativat për të hyrë në shtëpinë ku banonte familja rezultuan të pasuksesshme. Banorët e banesave të tjera në pallat kanë arritur të shpëtojnë në kohë para se zjarri të përhapej.
Babai 35-vjeçar, nëna 33-vjeçare dhe tre fëmijët e tyre të moshës 7, 3 dhe 2 vjeç, të cilët banonin në katin e dytë, nuk ia dolën dot.
Pas shuarjes së zjarrit u zbuluan kufomat e familjes fatkeqe. Vendi i ngjarjes është rrethuar nga forcat e Policisë dhe Zjarrfikësve, të cilët po shuajnë flakët e përhapura.
Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një defekt elektrik, por policia po heton rastin e rëndë.
Lini një Përgjigje