TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Shkurt 2026, 17:00

Frika e një përplasje SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës në botë!

Shkruar nga Pamfleti

Frika e një përplasje SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës

Çmimet e naftës u luhatën pranë niveleve më të larta në gjashtë muaj, ndërsa rriten shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Nafta Brent u rrit me 5.3%, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) fitoi 5.2%. Lëvizjet pasuan deklaratat e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili paralajmëroi se do të ndodhin “gjëra vërtet të këqija” nëse Irani nuk arrin një marrëveshje për të kufizuar programin e tij bërthamor. Ai vendosi gjithashtu një afat prej 10 deri në 15 ditësh për arritjen e një marrëveshjeje.

Irani, një nga prodhuesit kryesorë të naftës, ndodhet përballë Gadishullit Arabik, në anën tjetër të Ngushticës së Hormuzit. Përmes kësaj rruge strategjike kalon rreth 20% e furnizimit global me naftë. Çdo konflikt në zonë mund të kufizojë furnizimet që hyjnë në tregun ndërkombëtar dhe të ushtrojë presion për rritje të mëtejshme të çmimeve.

“Fokusi i tregut është zhvendosur qartësisht drejt përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, pas dështimit të disa raundeve të bisedimeve bërthamore SHBA–Iran, edhe pse investitorët vazhdojnë të debatojnë nëse do të ketë ndërprerje reale të furnizimit”, deklaroi Priyanka Sachdeva, analiste e lartë e tregut në Phillip Nova.

nafta shba iran Çmimi

Lini një Përgjigje