TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Shtator 2024, 16:35

Frika e një lufte rajonale, SHBA përforcon praninë e saj ushtarake në Lindjen e Mesme!

Shkruar nga Pamfleti

Frika e një lufte rajonale, SHBA përforcon praninë e saj

Pentagoni ka njoftuar se SHBA ka përforcuar aftësitë e saj "mbrojtëse" të mbështetjes ajrore dhe ka vendosur forcat e tjera në një status gatishmërie të shtuar,  në Lindjen e Mesme.

Sulmet e fundit izraelite dhe firka e një përshkallëzimi që mund të ndezë të gjithë rajonin duket se alarmuar SHBA-në e cila ka ndërmarrë masa të menjëhershme, për të mos i lejuar hapësira Iranit.

"[Z. Austin] rriti gatishmërinë e forcave shtesë amerikane për t'u vendosur, duke rritur gatishmërinë tonë për t'iu përgjigjur situatave të ndryshme të paparashikuara.

Sekretari Austin e bëri të qartë se nëse Irani, partnerët ose përfaqësuesit e tij përdorin këtë moment për të synuar personelin ose interesat amerikane në rajon, Shtetet e Bashkuara do të marrin çdo masë të nevojshme për të mbrojtur popullin tonë", tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajori i Forcave Ajrore, Patrick Ryder.

Lini një Përgjigje