TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Korrik 2024, 19:19

Franca mbetet pa kryeministër, Macron pranon dorëheqjen e Gabriel Attal

Shkruar nga Pamfleti
Franca mbetet pa kryeministër, Macron pranon dorëheqjen e Gabriel
Gabriel Attal dhe Emmanuel Macron

Pas tetë ditësh nga kërkesa për dorëheqje, Macron ka pranuar dorëheqjen e Gabriel Attal gjatë një takimi në Paris, por edhe një herë i ka kërkuar që të qëndrojë në post deri në formimin e një qeverie të re.

Ndërsa dorëheqja e kryeminstrit Gabriel Attal i hap rrugën Macron për të emëruar një pasardhës, ende nuk ka asnjë kandidat të dukshëm në horizont.

Attal dha dorëheqjen javën e kaluar, por presidenti refuzoi, duke i kërkuar atij të qëndronte për një kohë të shkurtër për të ruajtur stabilitetin.

Sipas kushtetutës franceze, presidenti emëron një kryeministër të ri, por kushtetuta nuk detajon se si dhe as kornizën kohore brenda së cilës ata duhet ta bëjnë këtë.

Një tjetër opsion është një qeveri “teknokratike”. Macron nuk është i detyruar me kushtetutë të emërojë një kryeministër nga blloku më i madh, dhe kështu mund të thërrasë një kandidat jashtë politikës kryesore për të menaxhuar çështjet e përditshme. deri atëherë Franca  nuk duket se ka një pasardhës të Attal në arenën politike.

Lini një Përgjigje