
Publikimi i një mesazhi në rrjetet sociale nga Nikola Sanduloviç për krimet serbe në Kosovë, ka bërë që shërbimi sekret serb të ushtrojë dhunë barbare ndaj tij. "Pamfleti" ka siguruar pamje ekskluzive...
Shërbimi sekret serb ka masakruar kryetarin e Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviç, pasi ai kërkoi falje për krimet që serbët kanë kryer në Kosovë.
Më herët u bë e ditur se ai është arrestuar nga shërbimi sekret dhe ka përfunduar në Spitalin ushtarak në Beograd, por “Pamfleti” ka mësuar në mënyrë ekskluzive se ai është rrahur në mënyrë barbare.
Sipas një burimi, i cili tentoi të qëndronte anonim nga frika se mund të ketë të njëjtin fat, shkak i sulmit ka qenë vendosja e luleve në memorialin e familjes Jashari, të masakruar nga serbët.
Politikani republikan serb më 2 janar të këtij viti shkroi një postim në platformën “X”, ku riktheu mesazhin për vizitën e tij në Prekaz, në shkurtit të viti të kaluar.
“Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekazi. Kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”, ka shkruar Sanduloviç. Por pak pas mesazhit, ai është ndaluar nga shërbimi serb dhe është rrahur barbarisht.
Si pasoja e dhunës brutale që zgjati për orë të tëra, me një shfaqje të madhe urrejtjeje ndaj popullit shqiptar, ai pati paralizim të plotë të anës së djathtë (krahëve dhe këmbëve) me mavijosje të shumta në trup, si dhe probleme në organet e frymëmarrjes. Ai është sulmuar nga 10 persona të maskuar, por njëri prej tyre është njohur nga Nikola Sanduloviç. Sipas bashkëshortes së tij, Bojana Sandulovic, ai ishte Milan Radoiçiç. Krimineli që orkestroi dhe sulmin në Kosovë.

Më herët ishte avokati serb Cedomir Stojkoviç, që njoftoi rrëmbimin e tij nga shërbimi serb. “Pasi u dërgua dje në një vend të panjohur nga pjesëtarët e shërbimit të sigurimit serb, Nikola Sanduloviç sot në mëngjes është paraqitur në VMA (Spitali Mjekësor Ushtarak). Sapo jam njoftuar nga gruaja e tij, e cila më ka lajmëruar se ai është nën vëzhgimin e pjesëtarëve të policisë dhe shërbimit inteligjent dhe se nuk e lënë ta shohë, as nuk i thonë pse është aty apo si është shëndeti i tij”, ka shkruar Stojkoviç.

Pas vizitës në Prekaz, kryetari i Republikanëve të Serbisë, Nikola Sanduloviç, ka thënë se të gjithë ata që kanë kryer krime lufte në Kosovë, por edhe në Bosnje e Hercegovinë, do të vihen para drejtësisë, nëse ai vjen në pushtet.
Ai tha se si politikan e ka dhënë këtë premtim në Prekaz, ndërsa si njeri ka ndjerë dhembshuri për këto krime.
“Në Prekaz e kam thënë qartë, që si njeri më ka dhimbtë zemra, ndërsa si politikan kam dhënë premtim se ata që kanë kryer krime në Prekaz dhe në territorin e Kosovës, do të përgjigjen për ato krime. Po e përsëris qëndrimin tim, i cili nuk ka ndryshuar që 20 vjet, sepse kam dhënë premtim që të gjithë kriminelët që kanë kryer krime, do të përgjigjen para drejtësisë, jo vetëm në Kosovë por edhe në Bosnje e Hercegovinë”, tha Sanduloviç. /Pamfleti










Lini një Përgjigje