TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Janar 2024, 17:49

Shteti Islamik merr përgjegjësinë e sulmit terrorist në Iran

Shkruar nga Pamfleti

Shteti Islamik merr përgjegjësinë e sulmit terrorist në Iran

Grupi i Shtetit Islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë e shpërthimeve që lanë të vdekur mbi 100 njerëz dhe plagosën dhjetëra të tjerë në ceremoninë përkujtimore të Qasem Soleimanit në Iran.

Lajmin e konfirmoi vetë organizata në një postim në rrjete sociale.

Më herët Irani akuzoi Izraelin dhe SHBA se ishin të përfshirë në sulmin pranë varrit të Qassem Saleimanit, i cili u vra katër vite më parë nga një sulm amerikan në Irak.

Dy bomba shpërthyen dje, pak minuta larg njëra-tjetrës, pranë varrit të Qasem Soleimanit, i cili u vra nga një sulm amerikan në vitin 2020 në Irak.

Dy bombat e djeshme ndodhën, jo rastësisht, në katër vjetorin e vdekjes së Soleimanit, sulmuesit me sa duket të prirur të shkaktonin sa më shumë viktima që të ishte e mundur, pasi e dinin se turmat do të mblidheshin në zonë për përvjetorin.

shteti islamik iran

Lini një Përgjigje