TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Janar 2024, 16:45

Sulm me armë në një gjimnaz në SHBA, raportohet për viktima dhe të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Sulm me armë në një gjimnaz në SHBA, raportohet për

Një sulm me armë është raportuar në një shkollë të mesme në Iowa, SHBA.

Policia deri më tani ka konfirmuar se të paktën një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Të shtënat ndodhën në shkollën e mesme Perry, sipas ABC News. FBI në këto momente ndodhet në gjimnaz ndërsa ende nuk ka informacion përsa i përket agresorit.

Shkolla e mesme është pjesë e rrethit shkollor Perry dhe ka 1785 nxënës. Sot ishte dita e parë e kthimit të nxënësve në shkollë pas pushimeve.

shba sulm me armë

Lini një Përgjigje