
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se një shqyrtim i fundit i të dhënave qeveritare mbi objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO) ka zbuluar materiale që ai i cilësoi si “shumë interesante”. Trump bëri të ditur se publikimi i dokumenteve do të nisë së shpejti.
Gjatë një eventi të organizuar nga organizata konservatore Turning Point USA në Phoenix, Arizona, Trump iu drejtua mbështetësve duke theksuar se opinioni publik do të ketë mundësinë të gjykojë vetë mbi këto fenomene.
“Ne gjetëm shumë dokumente, shumë interesante, duhet ta them, dhe publikimet e para do të fillojnë shumë, shumë shpejt, në mënyrë që ju të mund të shihni vetë nëse këto fenomene janë reale”, u tha Trump mbështetësve gjatë një eventi të organizuar nga organizata konservatore Turning Point USA në Phoenix, Arizona.
Ky zhvillim vjen pasi, në muajin shkurt, Trump urdhëroi agjencitë federale që të fillonin procesin e deklasifikimit dhe publikimit të të dhënave që lidhen me UFO-t dhe mundësinë e jetës jashtëtokësore, duke argumentuar se ekziston një interes i lartë publik për këtë çështje.
Sipas deklarimeve të mëparshme, vendimi për këtë proces u ndikua edhe nga debatet publike mbi transparencën e informacionit, përfshirë komentet e ish-presidentit Barack Obama, i cili kishte përmendur në një podcast ekzistencën e fenomeneve të pashpjeguara.
UFO kurre nuk ka pasur e nuk do te kete. Kjo eshte e vertetuar nga gjenite e astronomise. Sepse distancat e pafundme nuk ofrojne nje mundesi te tille. Si mund te besh miliarda ne nje cope shkretetire duke filluar nga hici? Po, shjpiket kuadrati 51 rrethohet e sajohen genjeshtra UFO, por realiteti eshte se ajo zone eshte sekret e eshte perdorur per eksperimente berthamore. I veme turistet ne rresht e hapim ca dyqane te shesim lodra made in China ashtu si ne dyqanet e Tiranes souvenire "Shqiptare", mbushim restaurantet me te uritur nga shetitja verdalle. Pastaj krijojme Las Vegas ne mes te shkretetires e hajdeni o budallenj e maskarenj e lini parate ne kazinot tona. Edhe ne Shqiperi referuar genjeshtrave te shkuara vijne nga gjithe Europa, sidomos Shqiptaret trushpelare te Kisha e Lacit e luten qe te behen te pasur, te sherohen e te bejne femije. Ha ha ha!