
Ligji për përdorimin e armëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vënë shpesh në qendër të kritikave, aq më tepër pas disa rasteve që kanë shkaktuar tragjedi.
Së fundmi, një event i mbajtur nga Shoqata Kombëtare e Pushkëve ka ngjallur një debat të fortë. Pas publikimit të një sërë fotosh, ku fëmijët shfaqeshin duke mbajtur e duke përdorur armë.
Në foto, shihen fëmijë jo më shumë se 6 vjeç, të cilët pastronin, luanin apo bënin manovra me armë të ndryshme, ndërsa prindërit e tyre i shikonin nga larg.
Edhe pse mbi 11,523 njerëz janë vrarë në SHBA vetëm brenda një viti, duke përfshirë 398 adoleshentë dhe 71 fëmijë, sërish duket se ligjvënësit nuk kanë ndërmend ta ndryshojnë gjë.

Lini një Përgjigje