TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Prill 2023, 11:05

Von der Leyen në një linjë me Macron: Nuk është në interesin e BE-së t’i kthejë ‘shpinën’ Kinës

Shkruar nga Pamfleti
Von der Leyen në një linjë me Macron: Nuk është në
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen sikurse edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Europa duhet të punojë për të përmirësuar marrëdhëniet me Kinën.

Gjithashtu ajo ka theksuar se t’i kthesh shpinën Kinës nuk është aspak e përshtatshme, por nuk është as në interes të BE-së.

“T'i kthejmë shpinën Kinës nuk është e përshtatshme dhe nuk është në interesin tonë. Evropa duhet të ecë drejt eliminimit të rreziqeve që karakterizojnë marrëdhëniet me Pekinin, por pa u shkëputur. Partia Komuniste Kineze ka lënë mënjanë politikën që ka karakterizuar vendin në vitet e fundit, si në rastin e Tajvanit, apo edhe atë të shkeljes së të drejtave të njeriut, dhe për këtë nuk duhen mbyllur sytë”, ka thënë Von der Leyen.

Më herët, presidenti francez Emmanuel Macron, pas vizitës së tij në Kinë ka deklaruar se Evropa nuk duhet të jetë vasale e SHBA.

"Evropa nuk duhet ta lejojë veten të përfshihet në kriza që nuk janë tonat, vendet evropiane nuk duhet të jenë "vasalë të Shteteve të Bashkuara" dhe Bashkimi Evropian duhet të përbëjë një "pol të tretë" përballë Kinës dhe SHBA", tha Macron.

Më tej ai shtoi se nëse ky formulim në përgjithësi nuk ngjall kundërshti, pika delikate është distancimi i mëvonshëm nga Shtetet e Bashkuara, asnjëherë kaq i qartë, veçanërisht për sa i përket krahasimit me Kinën.

“Autonomi strategjike do të thotë të kesh këndvështrime konvergjente me Shtetet e Bashkuara, por nëse ka të bëjë me Ukrainën, marrëdhëniet me Kinën apo sanksionet, të kesh një strategji evropiane. Ne nuk duam të futemi në një bllok kundër logjikës së bllokut. Përkundrazi, ne duhet të heqim nga rreziku modelin tonë (ta bëjmë atë më pak të ekspozuar ndaj rreziqeve), të mos varemi nga tjetri, duke ruajtur një integrim të fortë të zinxhirëve tanë të vlerës kudo që të jetë e mundur. Paradoksi do të ishte që pikërisht kur po ndërtojmë një autonomi të vërtetë strategjike evropiane, ne fillojmë të ndjekim politikën amerikane, për një lloj refleksi paniku. Përkundrazi, betejat që do të zhvillohen sot konsistojnë nga njëra anë në përshpejtimin e autonomisë sonë strategjike dhe nga ana tjetër në garantimin e financimit të ekonomive tona. Gjej rastin të nënvizoj një pikë: nuk duhet të varemi nga ekstraterritorialiteti i dollarit.”, shton Macron.

 

interes be von der leyen kine

Lini një Përgjigje