TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Prill 2026, 21:35

“Faleminderit Hungari”, lideri i opozitës shpall fitoren, Orbán në heshtje

Shkruar nga Pamfleti
“Faleminderit Hungari”, lideri i opozitës shpall fitoren,
Orban- Péter Magyar

Numërimi paraprak i votave në zgjedhjet parlamentare në Hungari po nxjerr në avantazh opozitën, me liderin Péter Magyar që shfaqet gjithnjë e më i sigurt për rezultatin përfundimtar.

Sipas të dhënave fillestare, me 29.2% të votave të numëruara, partia Tisza e drejtuar prej tij siguron 136 mandate nga 199 gjithsej. Në të njëjtën kohë, partia Fidesz e kryeministrit Viktor Orbán renditet ndjeshëm pas, me 59 mandate, sipas Europe Elects.

Reagimi i Magyar erdhi fillimisht përmes një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale: “Faleminderit Hungari!”. Më pas, ai shtoi se “Kryeministri Viktor Orbán na uroi për fitoren tonë nëpërmjet telefonit”.

Në deklaratat pas mbylljes së votimit, lideri i opozitës u shpreh optimist, por theksoi se procesi duhet ndjekur me kujdes. Ai ngriti shqetësime për tentativa të mundshme manipulimi, duke paralajmëruar se çdo shkelje do të hetohet.

“Kushdo që ka kryer ose nxitur mashtrim zgjedhor do të mbahet përgjegjës para ligjit,” u shpreh ai.

Ndërkohë, deri në këtë fazë, kryeministri Viktor Orbán nuk ka bërë asnjë reagim publik për rezultatet paraprake. Ai konfirmoi në eventin në pritje të rezultateve se e kishte përgëzuar hungarezin Péter për fitoren e tij.

Lini një Përgjigje