TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Prill 2026, 20:45

Shkërmoqet partia e Orbánit, ‘Tisza’ e Magyar pranë shumicës absolute

Shkruar nga Pamfleti

Shkërmoqet partia e Orbánit, ‘Tisza’ e Magyar pranë

Në total deri më tani, Tisza e udhëhequr nga Péter Magyar ka marrë deri më tani 128 deputetë, ndërsa partia e Orbanit ka përfunduar me 62 mandate...

Procesi i numërimit të votave në Hungari po vijonme ritme të shpejta, ndërkohë që opozita vijon të krijojë avantazh ndaj partisë në pushtet Fidesz-KDNP, të udhëhequr nga Viktor Orban. Kur janë numëruar rreth 21,5 për qind e votave, partia opozitare Tisza e udhëhequr nga Péter Magyar, është shumë pranë arritjes së shumcës prej 135 vendesh në Kuvend, për të qeverisur i vetëm.

Nga lista listat kombëtare në të cilën janë 93 vende, Fidesz-KDNP, e Orbanit ka marrë deri më tani 49 deputetë, ndërsa Tisza e Magyar ka marrë 36 deputetë.

Rezultatet nga lista kombëtare:

 

Shkërmoqet partia e Orbánit, ‘Tisza’ e Magyar pranë

 

Fidesz – KDNP: 49 mandate (

Tisza: 36 mandate

Mi Hazánk (partia e ekstremit të djathtë): 9 mandate

DK (Koalicioni Demokratik): 0 mandate

MKKP (Partia e Qenit me Dy Bishta): 0 mandate

Ndërkohë në listën e zonave individuale, ku ka 106 vende, partia opozitare Tisza udhëheq dukshëm me 92 mandate, përballë partisë së Orbanit e cila ka marrë vetëm 13 të tilla.

Rezultatet nga listat individuale:

Shkërmoqet partia e Orbánit, ‘Tisza’ e Magyar pranë
Rezultatet nga listat individuale shënuar me të kuqe

Fidesz – KDNP: 13 mandate

Tisza: 92 mandate

Mi Hazánk (partia e ekstremit të djathtë: 0 mandate

DK (Koalicioni Demokratik): 0 mandate

MKKP (Partia e Qenit me Dy Bishta): 0 mandate

Shkërmoqet partia e Orbánit, ‘Tisza’ e Magyar pranë
Rezultati në rang kombëtar, shënuar me të kuqe

Në rang kombëtar, Tisza e udhëhequr nga Péter Magyar ka marrë deri më tani 128 deputetë, ndërsa partia e Orbanit ka përfunduar me 62 mandate.

Shkërmoqet partia e Orbánit, ‘Tisza’ e Magyar pranë
Harta e rezultatit të zgjedhjeve

Kujtojmë se Hungarezët hedhin dy vota të ndara:

106 nga 199 deputetët zgjidhen në zona zgjedhore me një anëtar duke përdorur metodën e shumicës së të parëve.

93 deputetët e mbetur zgjidhen nga një listë e vetme në një zonë zgjedhore "kombëtare".

hungaria orban

1 Komente

  1. R
    R

    Hajde keshtu dhe ne Shqiperi.

    Lini një Përgjigje