Magen David Adom (MDA), shërbimi kombëtar i emergjencave të Izraelit ka deklaruar se ka 89 persona janë plagosur si rezultat i sulmeve me raketa balistike nga Irani gjatë ditës së sotme.
Autoritetet thonë se shumica e rasteve të lëndimeve janë indirekte, kryesisht nga njerëz që u lënduan gjatë vrapimit drejt strehimoreve, nga ankthi akut ose nga rënia. Ndër viktimat specifike përfshihen:Një djalë 16-vjeçar i plagosur nga shrapneli në Kafr Qassem. Një burrë rreth 50-vjeçar i lënduar nga vala e goditjes së shpërthimit në Ka'abiyye-Tabbash-Hajajrem.
Në disa raste të tjera, si në Tirat Carmel, disa persona u lënduan lehtë pas rënies nga lartësia për shkak të fragmenteve të raketave.
Video dhe raportet tregojnë gjithashtu dëme materiale në disa ndërtesa, përfshirë një në Petah Tikva, por pa të lënduar të raportuar aty.
Sulmet iraniane erdhën si hakmarrje ndaj goditjeve të mëparshme të Izraelit dhe SHBA-së ndaj caqeve në Iran, duke përfshirë zona në Teheran dhe sisteme mbrojtëse ajrore. Situata mbetet shumë e tensionuar, me sirena të vazhdueshme në Izrael dhe paralajmërime për valë të reja sulmesh.
Autoritetet izraelite u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë pranë strehimoreve dhe të ndjekin udhëzimet e mbrojtjes civile.
Lini një Përgjigje