TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Shkurt 2026, 17:33

Bien sirenat e alarmit në Lindjen e Mesme, Irani sulm të ri me raketa në Izrael; shpërthime në Teheran

Shkruar nga Pamfleti
Bien sirenat e alarmit në Lindjen e Mesme, Irani sulm të ri me raketa
Sirenat e alarmit në Tel Aviv

Një valë e re raketash dhe dronësh janë lëshuar nga Irani drejt territorit të Izraelit, raporton Agjencia shtetërore e lajmeve të Emirateve të Bashkuara Arabe, WAM.

Në Bahrein, Ministria e Brendshme bëri të ditur se sirenat e alarmit u aktivizuan në të gjithë vendin. Autoritetet bahrejnase konfirmuan më herët një sulm brenda territorit të tyre, duke sqaruar se një qendër shërbimi e Flotës së Pestë të Shteteve të Bashkuara ishte goditur.


Disa shtete arabe të Gjirit Persik deklaruan se kanë qenë objektiv i raketave iraniane, pa dhënë detaje të mëtejshme për dëmet apo viktimat.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, shpërthime u dëgjuan edhe në qendër të Tel Avivit. Agjencia raportoi nga vendngjarja se sirenat e alarmit vazhdojnë të bien për shkak të lëshimeve të vazhdueshme të raketave nga Irani.

Ndërkohë ka pasur shpërthime në Teheran, si kundërpërgjigje e Izraelit.

 

Lini një Përgjigje