
Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, në mes të sulmeve të përbashkëta ushtarake të dy vendeve kundër Iran.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi zyrtar nga zyra e kryeministrit izraelit, ndërsa është publikuar edhe një foto e Netanyahut.
Sipas deklaratës, telefonata u zhvillua në kuadër të zhvillimeve të fundit ushtarake, megjithatë nuk janë dhënë detaje mbi përmbajtjen e bisedës apo nëse është diskutuar koordinimi i hapave të mëtejshëm.
Së bashku me njoftimin, zyra e Netanyahu-t publikoi edhe një fotografi nga ambientet e punës së tij. Në tryezën e kryeministrit shihet libri “Aleatët në Luftë” i historianit britanik Tim Bouverie, një vepër që trajton marrëdhëniet dhe përplasjet mes fuqive aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Lini një Përgjigje