Një zjarr shpërtheu pranë hyrjes së hotelit “Fairmont The Palm” në Dubai, pasi mbetje të dyshuara nga një raketë iraniane ranë në zonë gjatë një sulmi ajror. Lajmin e raportoi Sky News, duke iu referuar pamjeve të publikuara në rrjetet sociale dhe të verifikuara nga redaksia.
Fotot dhe videot tregojnë flakë të mëdha dhe tym të dendur që ngrihet jashtë ndërtesës, në zonën e Palm Jumeirah. Sipas faqes zyrtare të operatorit turistik Tui, “Fairmont The Palm” është një hotel luksoz me restorante të specializuara, spa të vlerësuar me çmime dhe pishina me pamje nga qyteti.
Fairmont Dubai Palm on fire. Heard loud explosion, stay safe pic.twitter.com/HLo8oS6dSc
— Alex | The Modern Freelancer (@alex_tfmg) February 28, 2026
Zyra e medias e Dubait konfirmoi se ekipet e emergjencës ndërhynë pas një “incidenti” në një ndërtesë në Palm Jumeirah. Autoritetet njoftuan se katër persona pësuan lëndime dhe u transportuan në qendra mjekësore për trajtim.
Autoritetet deklaruan se zjarri është vënë nën kontroll dhe u bënë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë.
Lini një Përgjigje